Për herë të parë, në Maqedoninë e Veriut, qeverinë do të drejtojë një shqiptar. Talat Xhaferi deri para pak ditësh kryetar i Parlamentit do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike. Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj dhe qeveria e re teknike prite të votohet ditën e sotme rreth orës 11:00.
Parlamenti do të debatojë lidhur me programin dhe kabinetin e Talat Xhaferit, ndërsa deri në mesnatën e së dielës pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.
Ditën e djeshme, 26 janar, Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë teknike. Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe opozita maqedonase, bazuar në Ligjin për zgjedhje, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.