Në mediat e huaja po flitet për një zhgënjim ndaj Akademisë, e cila nuk ka vlerësuar punën e Greta Gerwig dhe Margot Robbie në nominimet e për Oscars. Thuhet se për këtë pati ndikim fakti që filmi ishte i bazuar thjesht në një kukull. Kjo thuhet se ka dëmtuar vërtet filmin Barbie në Oscar. Edhe pse u nominua për filmin më të mirë, Greta Gerwig u shpërfill si regjisore dhe Margot Robbie u la jashtë kategorisë së aktores më të mirë.
Siç theksoi USA Today, duke cituar një përdorues në X, fakti që Ryan Gosling u nominua për aktor dytësor, ndërsa Gerwig dhe Robbie u lanë jashtë në një farë mënyre dëshmon thelbin e filmit, se patriarkia është ende mes nesh.
Filmi minon stereotipet për gratë, personazhi i Robit quhet Barbie Stereotipike, por e mbështjellë në një re të gjallë me ngjyrë rozë. Votuesit e Oscars nuk mundën ose nuk donin të shikonin përtej asaj sipërfaqeje ngjyrë rozë, për të parë se sa imagjinar dhe thelbësor është filmi dhe sa me përpikëri e orkestroi Gerwig. Kujtojmë që edhe para se të shpalleshin nominimet, kishte aludime se origjinaliteti i Barbie do të nënvlerësohej.