Jannik Sinner mposhti kampionin në fuqi Novak Xhokovic 6-1 6-2, 6-7 6-3 në Australian Open. Për serbin kjo është humbja e parë në “Melburn Park” në gjashtë vitet e fundit. Për italianin kjo është finalja e parë e një Grand Slami. Dhe këtë sukses e arriti duke bërë një ndeshje mjaft të mirë.
Xhokoviç nuk kishte provuar humbjen që nga viti 2018, në sfidën ndaj koreano-jugorit Çung Hye-on. 10 herë kampioni i Australian Open shfaqi shenja shqetësimi gjatë përballjes me 22 vjeçarin, që tregoi siguri.
‘Ishte një ndeshje shumë e vështirë! E nisa mjaft mirë, ai humbi 2 teste. E ndjeva që nuk po ndihej mirë në fushë, kështu që vazhdova me ritmin e lartë. Pastaj në setin e tretë bëra një gabim. U përpoqa të isha gati për setin tjetër dhe e nisa mirë, e pastaj edhe atmosfera ishte fantastike për të luajtur këtu’, tha Sinner.
Sinner i dha fund ecurisë prej 33 fitoreve të Xhokoviç në “Melburn Park” dhe ia hoqi atij mundësinë për të fituar Grand Slamin e tij të 25 në karrierë.