Rusja Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e blogerit pro-luftës Vladlen Tatarsky prillin e kaluar.
Tatarsky u vra nga një bombë fshehur në një statujë që i dha Trepova, teksa ishte gati të mbante një fjalim në Shën Petersburg. Dhjetra u plagosën nga shpërthimi.
Trepova, 26 vjeç, mohoi akuzat, duke thënë se ajo mendonte se statuja përmbante një pajisje dëgjimi.
Ajo tha se kishte vepruar me urdhrin e një kontakti ukrainas.