Komisioni i Disiplinës ka vendosur të përjashtojë nga Kupa e Shqipërisë skuadrën e femrave të Vllaznisë.
Shkak për këtë përjashtim është bërë braktisja e sfidës përballë kundërshtareve të Gramshit.
Po ashtu ndaj Vllaznisë është dhënë gjobra prej 100 mijë lekësh.
“KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%”, thuhet në njoftim.