Flamurtari është shpallur fitues i kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Vlonjatet mundën Partizanin me rezultatin 80-79 në një ndeshje që ka dhuruar rivalitet gjatë gjithë kohës.
Partizani luajti më mirë dhe mbylli pjesën e parë në shifrat 36-42. Por, Flamurtari nuk u dorëzua dhe u rikthye për të përmbysur rezultatin.
Në 30 sekondat e fundit, Partizani shënoi tri pikë duke udhëhequr 78-79. Por Tea Memushi e Flamurtarit shënoi dhe mbylli takimi 80-79.