Për herë të pestë në histori, Napoli do të luajë finalen e Superkupës së Italisë. Jugorët nuk hasën aspak vështirësi ndaj nënkampionëve të Kupës, Fiorentinën, teksa në Riad arritën të fitonin me shifrat e pastra 3-0. Një triumf i jashtëzakonshëm për skuadrën e drejtuar nga Valter Mazarri, që për herë të dytë në karrierë do të përjetojë emocionet e një përballje të tillë.
“E kisha studiuar siç duhet ndeshjen e shkuar mes dy skuadrave. Fiorentina ka arritur t’i bëj keq Napolit dhe kjo më shtyu akoma dhe më shumë për të kërkuar maksimumin nga lojtarët. Në aspektin mbrojtës luajtëm më mirë dhe rezultati tregon se kjo funksionoi”, u shpreh trajneri i Napolit.
Xhovani Simeone hapi serinë e golave të kësaj sfide. Me golin e tij ai u bë i dyti lojtar argjentinas që shënon me fanellën e Napolit në Superkupën e Italisë. Ndërkaq, hero për jugorët ishte padyshim talenti Alessio Zerbin.
Vetëm pak minuta në fushë, italiani gjeti rrugën e rrjetës dy herë për tu bërë i pari lojtar që shënon dygolësh në Superkupën e Italisë duke ardhur nga stoli. Një surprizë e jashtëzakonshme për Napolin, që për herë të parë do të gjej në finalen e Superkupës një kundërshtar të ri, pasi në 4 pjesëmarrjet e para ka pasur përballë Juventusin.