Kryeministri britanik Rishi Sunak mposhti një rebelim mes anëtarëve të Partisë së tij Konservatore dhe merr mbështetje për miratimin e planit të tij për të dërguar disa azilkërkues në Ruandë. Sunak u përball me rebelimin e krahut të djathtë në Partinë e tij Konservatore me pretendimin se mund të shkelnin të drejtat e njeriut.
Kreu i qeverisë angleze e ka bërë ndalimin e mbërritjeve të azilkërkuesve që kalojnë nga Franca me varka të vogla një qëllim qendror të qeverisë së tij dhe thotë se plani i Ruandës do të krijonte një pengesë.
Sipas planit, emigrantët që mbërrijnë në Britani ilegalisht përballen me dërgimin në Ruandë për të trajtuar kërkesat e tyre për azil. Legjislacioni i Ruandës pritet te shkojë në Dhomën e Lordëve të Parlamentit, ku mund të përballet me pengesa.