Serbët në veri të Kosovës kanë nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në dy prej katër komunave me shumicë serbe: në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviç.
Respektivisht, kërkohet shkarkimi i Erden Atiç dhe Lulzim Hetemit.
Sipas udhëzimit administrativ, në mënyrë që procesi të konsiderohet i vlefshëm duhet që peticionin ta nënshkruajnë 20% e votuesve të regjistruar në komunat përkatëse.
Sipas të dhënave të KQZ, do të thotë se në Mitrovicën e Veriut nevojiten 3,640 firma, ndërsa në Leposaviq 2,689.
Serbët kanë bëre thirrje edhe në rrjete sociale që të nënshkruhet peticioni për shkarkimin e kryetarëve serbë.