Për herë të pestë në 14 vitet e fundit, Jose Mourinho u shkarkua nga detyra. Lamtumira e portugezit me Romën kapi të papërgatitur shumëkënd, kjo pasi divorci mbërriti më pak se 6 muaj nga fundi i kontratës. Por menjëherë pas largimit nga kryeqyteti italian, ofertat për 60-vjeçarin janë përpiluar dhe gati për të marrë formë zyrtare.
Kombëtare dhe klube gjenden në gjurmët e Mourinho, i cili pritet të bëj ca ditë pushim për tu rikthyer sërish në stol. Më intriguese janë padyshim pistat që e dërgojnë në përfaqësuese si Portugalia dhe Brazili.
Dy kombëtaret kanë një trajner tashmë nën drejtim, gjithsesi, dëshira për të pasur një emër si Mourinho bën të ëndërrojë. Ambiciet për t’i besuar stolin një trajneri të kalibrit botëror si portugezi josh Brazilin, që pritet të jetë edhe kandidat i fortë për 60-vjeçarin. Një tjetër pistë që rikthehet në horizont për të është kampionati arab.
Pas futbollistëve, shteti i Lindjes së Mesme është kthyer në një parajsë financiare dhe për trajnerët. Mourinho pritet të jetë i tillë, pasi në të shkuarën ka refuzuar shifra stratosferike. Opsione joshëse konsiderohet edhe Newcastle.
Anglezët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe trajneri Howe është shumë pranë shkarkimit. Mourinho shihet si pasues ideal, duke parë që është një trajner i lirë. Pistë mund të konsiderohet edhe Porto për shkakun se Conçeiçaos i skadon kontrata në fund të sezonit.