Real Madridi u kualifikua në finalen e Superkupës së Spanjës. “Në një ndeshje plot spektakël, “Los Blancos” mundën Atletico Madridin me rezultatin 5-3 në shtesë. Përballja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 3-3. Hermoso kaloi “Los Kolçoneros” në avantazh pas 7 minutash lojë.
Rudiger barazoi në të 20-ën. Nëntë minuta më pas, Mendi e çoi rezultatin në 2-1. Në të 37, Griezhman shënoi për bardhekuqtë.
Skuadra e Simeones festoi sërish në të 78-tën, kur Rudiger realizoi në portën e tij. Por pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Karvahal e çoi ndeshjen në shtesë. Në të 116-tën Saviç realizoi autogol dhe fitoren e vulosi Diaz 6 minuta më pas.
Gëzimi i vetëm për Kolçoneros është fakti që Griezhman bëhet golashënuesi më i mire i ekipit me 174 gola. Të enjten do të luhet në “Metropolitano” një tjetër derbi madrilen, në të tetat e Kupës së Mbretit. Ndërsa më 3 shkurt në “Bernabeu”, të dyja ekipet do të ndeshen në La Liga.