Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se ai do të kandidojë si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të qershorit.
Kandidatura e Michel ndez garën me Viktor Orban, kryeministrin hungarez, në kushtet kur BE po lufton që nacionalisti të mos e marrë postin.
“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet evropiane në vitin 2024. Nëse zgjidhem, do të zë vendin tim në Parlamentin Evropian”, tha Michel për mediat belge.
Vendimi i papritur do të thotë se krerët e qeverive të BE-së, të cilët së bashku emërojnë presidentin e këshillit, janë nën presion të madh për të rënë dakord për një pasardhës të Michel përpara 1 korrikut, kur Hungaria do të marrë presidencën e rradhës gjashtëmujore të këshillit.
Sipas rregullave të BE-së, në mungesë të një presidenti të përhershëm të këshillit, posti – i cili përfshin kryesimin e mbledhjeve të këshillit dhe, me parlamentin, është thelbësor për formimin e Komisionit të ri – i takon shtetit anëtar që mban presidencën e radhës.