Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e dy qeverive, Kosovë dhe Serbi, për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve dhe për të hequr letrat ngjitëse.
Shefi për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se zbatimi i këtij vendimi, është një hap pozitiv në marrëveshjen për dialog mes dy vendeve.
Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë”, tha Borrell.
Sipas Borrellit, vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave “dëshmon se arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur dhe vë në pah rëndësinë e vazhdimit të punës brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.