Violeta Berisha është gruaja e parë shqiptare e cila betohet si kryetare bashkie në SHBA. Berisha u zgjodh kryebashkiake e Fairview, në New Jersey.
Ambasada shqiptare në Amerikë ka shprehur vlerësime për Berishën dhe mirënjohje në emër të komuniteti shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview
Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në postimin e ambasadës.