Suedia është kapluar nga mot i keq dhe stuhi bore. Për pasojë, mbi 1.000 automjete janë bllokuar nga bora për më shumë se 25 orë.
Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të çliruar njerëzit e ngecur në rrugën kryesore E22 në zonën Skane të Suedisë jugore.
Shumë prej të bllokuarve u evakuuan nga ekipet e shpëtimit.
Moti ekstrem i ftohtë ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, dhe stuhitë e borës në Danimarkë kanë lënë shoferët të bllokuar në një autostradë pranë Aarhus që nga e mërkura.
Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me temperatura që ranë në -43.6C.