Një ngjarje e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës është regjistruar në Kili. Një i porsalindur me peshë 7 kilogram e 105 gram dhe 57 centimetër ka thyer rekordin e fëmijës me peshën më të madhe në Kili dhe jo vetëm. I porsalinduri më i madhi i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kilogramë, por ky ‘rekord’ ka rënë poshtë.
Fëmija sipas mjekëve ka një peshë që i afrohet njëvjeçari. Emocionet e prindërve ishin të përziera pasi shumë prej foshnjave që kanë këtë peshë përballen me rreziqe si sheqeri i ulët në gjak, verdhëza dhe rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Sipas mjekëve, gjendja e foshnjës është e rëndë dhe ndodhet në terapi intensive.