Për të dytën herë brenda këtij muaji, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke miratuar shitje emergjence armësh për Izraelin. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar Kongresin se ka marrë një vendim të dytë emergjence për 147.5 milionë dollarë shitje pajisjesh ushtarake që nevojiten për të futur në funksionim predhat 155 mm që Izraeli blu më herët.
Vendimi i emergjencës, anashkalon shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera. Vendime të tilla janë të rralla, por jo të paprecedentë, kur administratat shohin një nevojë urgjente për dërgim armësh për të cilat nuk mund të pritet për miratimin e ligjvënësve.
Sekretari Blinken mori një vendim të ngjashëm në 9 dhjetor, duke miratuar shitje për Izraelin të 14 mijë predhave për tanket, me vlerë mbi 106 milionë dollarë. Ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Hamsit vijojnë dhe po ashtu edhe presioni ndërkombëtar rritet për një armëpushim dhe frenim të përhapjes së konfliktit në rajon.