SHBA-të i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që vitin e ardhshëm, të përmbyllim procesin e dialogut me njohje reciproke.
Ambasadori amerikane në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë mesazhit për festat e fundvitit rivendosi në vëmendje marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
Ambasadori tha se gjatë vitit 2023 Kosova dhe Shtetet e Bashkuara përjetuan së bashku momente të vështira, por megjithatë ai nënvizon se partneriteti mes tyre vazhdon.
“Në vitin 2024, shpresojmë të shohim përparim të vërtetë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, tha Hovenier.