Përmbytjet e fuqishme i kanë marrë jetën 10 personave në Australinë lindore. Stuhia e fuqishme ka lënë pa energji elektrike mijëra banorë. Moti i keq ka rrëzuar dhjetëra pemë duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Lumenjtë dolën nga shtrati dhe erërat shkatërruan çatitë e dhjetëra banesave duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.
Teksa fenomeni ‘El Nino’ ka nisur në Australi, perëndimi i vendit po përballet me zjarre të mëdha të cilat pritet të sjellin me vete ciklonet tropikale dhe thatësira të zgjatura. Meteorologët kanë paralajmëruar se rajonet bregdetare në Queensland janë në rrezik të lartë nga stuhitë dhe nga përmbytjet.