Derbi i zjarrtë i Turqisë Fenerbahçe-Gallatasaraj përfundoi në barazim pa gola. Në përfundim të javës së 17-të të Superligës turke, të dyja skuadrat kryesojnë me nga 44 pikë.
Sfida mes të dyja skuadrave ishte mjaft e fortë, me ekipet që dhuruan spektakël, por edhe polemika në përfundim të sfidës. Mauro Icardi postoi një foto me syrin e zi, pas derbit të zjarrtë dëmtim që e pësoi pasi u përplas me shtyllën gjatë një aksioni për gol. Por sulmuesi argjentinas pati kritika me gjykimin që sipas tij, duhej të kishte dhënë penallti.
Sipas Icardit, ata që e kanë sjellë futbollin turk në të tillë situatë, duhet që t’ju vijë turp. Por për Fenerbahçen të tilla pretendime janë “të sikletshme”.
“Po përpiqeni që të krijoni viktimizim nëpërmjet lojtarit që goditi shtyllën. Ne ia lëmë publikut që të gjykojë” ishte reagimi i klubit verdheblu.
Edhe kapiteni i Fenerbahçes, Edin Xheko iu përgjigj Icardit, duke thënë se është tipike e Gallatasarajt që qajnë për një penallti e për një lojtar që goditi shtyllën.