Fiqtë janë kultivuar në botë për më shumë se 7000 vjet më rradhë. Tharja e tyre ka mundësuar shpërndarjen e tyre në distanca të largëta të globit. Fiqtë e thatë janë të shëndetshëm sepse ofrojnë ushqyes të nevojshëm përfshirë këtu hekurin, bakrin, magnezin dhe kalciumin. Të gjithë ushqyesit që gjenden tek fiqtë e thatë janë të rëndësishëm për sistemin tretës.
Fibra
Fibra tek fiqtë e thatë është një lloj karbohidrati kompleks i rëndësishëm për tretjen. Kjo fibër nuk shpërbëhet por përthith ujin në stomak duke parandaluar kështu konstipacionin dhe lehtësuar lëvizjen e zorrëve. Fibra rregullon problemet e ndryshme me tretjen dhe shuan inflamacionin në zorrë. Një gjysmë filxhani çaji me fiq të thatë ofron 7.3 gramë fibër ose 19% të nevojës ditore të fibrës për meshkujt dhe 28% të dozës ditore për gratë.
Kaliumi
Fiqtë e thatë përmirësojnë tretjen duke rritur sasitë e kaliumit në organizëm. Kaliumi luan një rol kyç tek funksionet e nervave. Mijëra prej tyre lidhen me sistemin tretës dhe nxisin kontraktimin e muskujve që mundëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Mungesa e kaliumit ndikon negativisht tek tretja dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë paralizim të zorrëve. Një gjysmë filxhani çaji me fiq të thatë ofron 507 miligramë kalium duke plotësuar 11% të nevojës ditore për kalium.
Vitamina K
Një gjysmë filxhan çaji me fiq të thatë ofron 12 mikrogramë të vitaminës K. Kjo sasi është e përafërt me 13% të dozës së rekomanduar ditore për gratë dhe 10% për burrat.
Vitamina K aktivizon proteinën që përmirëson rritjen e qelizave të stomakut. Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje në sistemin tretës. Fiqtë e thatë janë shumë të shijshëm dhe lehtësisht të kombinueshëm me një sërë ushqimesh të ëmbla dhe të kripura. Fiqtë e thatë shkojnë shumë me spinaqin, limonin, kinoan, menten dhe arrorët.