Interi është në kërkim të një përforcimi në repartin ofensiv, pasi trajneri Simone Inzagi ka nevojë për alternativa, me Serie A që ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe Ligën e Kampioneve që ka hyrë në një fazë ku nevojitet efikasitet.
Marko Arnautoviç dhe Alexis Sançez kanë zhgënjyer që nga nisja e sezonit, edhe pse kanë pasur mbështetjen e klubit. Përveç anës teknike, futbollistët kanë çaluar edhe fizikisht, duke mos pësuar vazhdimësinë e nevojshme të dyshes Thuram-Lautaro Martinez.
Por si fillim duhet që në merkaton e dimrit të ketë largime në ofensivë. Gjasat janë të mëdha që Sançez të largohet drejt Arabisë Saudite ku ka marrë oferta interesante.
Ideale për zikaltrit do të ishte huazimi, e më pas të shikohej mundësia e blerjes. Për këtë arsye me vëmendje po ndiqet sulmuesi kuqezi i Çelsit Armando Broja. Lojtari 22 vjeçar po gjen pak hapësira te blutë, e kërkon një skuadër ku të mund të luajë më shumë. Sipas “Gazzettadellosport”, Interi mund të jetë destinacioni i duhur për të. Por zikaltrit po ndjekin prej kohësh edhe lojtarin e Portos Mehdi Taremi, e që mund ta marrin si futbollist të lirë në verë.
Alternativë është edhe sulmuesi i Manchester United, Enthoni Martial. Edhe francezit i përfundon kontrata në verë, por “Djajtë e kuq” mund ta largojnë që në janar.