Një studim i publikuar në “The Journal of Personality” tregoi se paska një orë të caktuar që për shumicën e njerëzve në mbarë botën, përbën kohën më të lumtur të ditës. Hulumtimi përfshiu 5 447 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës, të cilët u anketuan për përvojat dhe emocionet e tyre në orën 19:00.
Studimi, i cili u krye në 14 gjuhë të ndryshme, u fokusua në momentet e përditshme, duke përdorur mjete psikologjike për të klasifikuar situata të tilla si marrja e një komplimenti ose pjesëmarrja në një përvojë argëtuese. Çelësi i kësaj rritjeje të lumturisë qëndronte në faktin se shumica e njerëzve po kalonin kohë me miqtë ose familjen në atë orë. Për shembull, pjesëmarrës nga vende të ndryshme, si Italia dhe Shtetet e Bashkuara, ndanë përvoja të tilla si gatimi me njerëzit e tyre të zemrës apo relaksimi pas një dite të ngarkuar me aktivitete.
Por raporti nxori në pah gjithashtu një orë tjetër kur ndihemi të lumtur: mesnatën. Rreth kësaj kohe, u vu re një rënie e dukshme e ndjenjave negative, si shqetësimi, frika, zemërimi, faji dhe neveria. Kjo sugjeron që orët e para të ditës janë të favorshme për një humor pozitiv, i cili bie ndërsa mëngjesi përparon dhe njerëzit i kthehen përgjegjësive të tyre.