Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për agjencinë e lajmeve Reuters momentet e të shtënave me armë që tronditën një nga vendet më të sigurta në Evropë. Me 14 të vrarë dhe 25 të plagosur kryeqyteti çek përjetoi një nga ngjarjet më të rënda në dekada në prag Krishtlindjeje.
Qeveria ka shpallur ditë zie në të gjithë Republikën Çeke të shtunën për të kujtuar viktimat. Sipas mediave vendase autori 24-vjeçar ishte vetë student në Fakultetin e Arteve. Sipas shefit të policisë, Martin Vondrashek autori kishte leje për të mbajtur armë dhe posedonte disa të tilla.
Agjencia e lajmeve Reuters e cila citon shefin e policisë shkruan se autori i armatosur dyshohet gjithashtu për vrasjen e një burri dhe vajzës së tij dy muajsh, të cilët u gjetën të vrarë javën e kaluar në pyll në një fshat jashtë Pragës.
Dy muaj më parë u gjet i vdekur edhe babai i tij, dyshohet se 24-vjeçari mund të ketë lidhje edhe me vdekjen e të atit.