Sulmuesi brazilian Neymar nuk do të marrë pjesë në kompeticonin Copa America vitin e ardhshëm për shkak të një dëmtimi serioz në gju.
Ikona braziliane e futbollit iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal pasi këputi ligamentin në gjurin e majtë, por sipas mjekut të përfaqësueses braziliane Rodrigo Lasmar, atij do t’i duhet ende kohë që të mund të jetë rekuperuar plotësisht.
Turneu nis më 20 qershor dhe përfundon më 14 korrik, por sipas stafit mjekësor, braziliani 31 vjeçar formën e tij optimale do ta ketë në muajin gusht.
Sipas Lasmar, nuk ka kuptim që të përshepjtohen hapat që Neymar të tentojë rekuperimin për kompeticionin e rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ai do të rrezikohej më shumë.
Sipas mjekut të kombëtares, më mirë është që si tifozët, ashtu edhe në përfaqësuese të jenë të durueshëm.
Vetëm duke i dhënë lojtarit kohën e nevojshme, ai do të rikthehet në fushë në nivele të larta.
Neymar u bë pjesë e skuadrës saudite të Al-Hilal në gusht, por ai luajti vetëm pesë ndeshje, e më pas pësoi dëmtimin e rëndë.