Roma është në kërkim të përforcimeve në repartin difensiv dhe një nga emrat që po shikohet me vëmendje është ai i Leonardo Bonuccit. Italiani ka vetëm gjashtë muaj te skuadra e Union Berlinit, por ka dëshirë që të rikthehet në Serie A.
Sipas “Corrieredellosport” midis verdhekuqve dhe portierit 36 vjeçar kanë nisur bisedimet dhe janë në rrugë të mbarë. Bonucci duket se ka kërkuar që të shkëpusë kontratën me ekipin gjerman dhe Roma ka interes për akordin, pasi do ta marrë atë si një futbollist të lirë.
Mbrojtësi italian ka luajtur vetëm 9 takime në të gjitha kompeticionet te Union Berlini, e diçka e tillë ai nuk e pranon. Te Roma lojtari shikohet si një përforcim ekonomik dhe me eksperiencë nisur nga fakti se ai e njeh mirë Serie A, për më tepër që kur ka qenë pjesë e Juventusit, ka fituar tetë herë titullin kampion.
Trajneri Mourinho e mbështet ardhjen e Bonuccit, pasi gjykon se ai do të përshtatej lehtësisht me skuadrën.