Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti,janë tre emrat e finalistëve që do të garojnë për titullin trajneri më i mirë i vitit.
Dy trajnerë italianë përballë një spanjolli, sigurisht, që është një plus për Italinë.
Por më favorit për të fituar “FIFA The Best” 2023 Pep Guardiola, pasi ai fitoi me Manchester City tripletën e famshme, duke ngritur në qiell trofeun e Champions League, Premier League dhe FA Cup sezonin e kaluar.