Në tregjet ndërkombëtare nafta ka shënuar uljen më të madhe në gjashtë muajt e fundit. Në bursën amerikane çmimi i naftës ra me gati 4 dollarë, duke e çuar çmimin nga 72 dollarë për fuçi në 68 dollarë për fuçi. Edhe në bursën e Londrës, nafta u ul me afro 11 dollarë, duke e çuar çmimin për fuçi në 71 dollarë fuçia.
Ekspertët shprehen se faktor ndikues është rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEC si dhe rënia e kërkesës globale për naftë e ndikuar nga frika e inflacionit. Jo vetëm kaq, por një tjetër faktor ndikues është edhe parashikimi i Administratës së Informacionit të Energjisë, e cila në perspektivën e saj vlerësoi se çmimi i naftës së papërpunuar në vitin e ardhshëm do të jetë 83 dollarë për fuçi nga 93 dollarë që ishte parashikimi i mëparshëm.