Zara, brandi spanjoll i fast fashion dhe nga më popullorit në botë, trondit me fushatën e saj të fundit.
Besohet se në atë fushatë ka ngjashmëri me foshnjat e vdekura nga sulmet izraelite. Një foto e një nëne palestineze me fëmijën lidhet me një foto të modeles së Zara-s.
Tjetër element që ndjekësit kanë vënë re është arkivoli i myslimanëve.
Përdoruesit e mediave sociale shprehen të tronditur dhe u zotuan të bojkotojnë Zara-n.