Sipas shkencëtarëve një test gjaku mund të kontrollojë se sa shpejt plaken organet e brendshme të një personi.
Përmes analizës mund të monitorohen 11 pjesë kryesore të trupit, duke përfshirë zemrën, trurin dhe mushkëritë.
Ideja e kontrollit mund të duket e frikshme, por mund të jetë një mundësi për të ndërhyrë.
Njohja se cilat organe janë në rënie të shpejtë mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve shëndetësore që mund të shfaqen, sipas studiuesve.