Manchester United mori një fitore të rëndësishme në Premier Ligë kundër Chelsea të Armando Brojës me rezultatin 2-1 në javën e 15-të. Vendasit e nisën keq në “Old Trafford” pasi Bruno Fernandes humbi penallti në minutën e nëntë. Dhjetë minuta më vonë, Scott McTominay shënoi gol.
Por në fund të pjesës së parë, “Blutë e Londrës” barazuan me Cole Palmer. Në minutën e 69, McTominay shënoi golin e fitores për United. Armando Broja u fut në lojë në minutën e 77-të. Ai ishte i pafat në fund të lojë, ndërsa goditi shtyllën duke humbur mundësinë për të barazuar rezultatin.
Kjo ishte ndeshja e 7 ku sulmuesi kuqezi është aktivizuar në Premier Ligë, ndërsa në total ka luajtur 165 minuta. United shkon në kuotën e 27 pikëve, kurse Chelsea mbetet me 19 pikë. Manchester City u mund në transfertë nga Aston Vila. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Bailei në të 74’.
Liverpuli nuk gaboi ndaj Sheffiled United duke fituar jashtë me rezultatin 2-0.