Manchester City ka përfshirë Kevin De Bruyne në skuadrën që do të ndeshet në Kupën e Botës për Klube. Mesfushori belg nuk ka luajtur që nga muaji gusht për shkak të një dëmtimi që e detyroi t’i nënshtrohej operacionit.
De Bruyne pati shqetësime në sfidën hapëse të City në Premier League në transfertë kundër Burnley më 11 gusht. Ai pësoi tërheqje, por dëmtimi ishte serioz. Sipas mjekëve dëmtimi ishte i njëjti si ai që lojtari kishte pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit dy muaj më parë.
City do të përballet me fituesin e çiftit Club Leon të Meksikës- Urawa Red Diamonds të Japonisë në gjysmëfinale të kompeticionit më 19 dhjetor.
Skuadra angleze kurrë nuk e ka fituar këtë trofe dhe ka si objektiv që të shpallet për herë të parë si kampione e botës për klube dhe rikuperimi i De Bryune është një ndihmë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Por katalanasi e ka bërë të qartë se ai do të tregohet i kujdesshëm në rikuperimin e mesfushorit.
Eventi i Kupës së Botës për Klube do të mbahet në datat 12-22 Dhjetor. Ndeshjet do të luhen për herë të parë në Arabinë Saudite me organizatorët që kanë përzgjedhur si qytetin pritës, Xhedan.