Një kampus në universitetin e Nevadës u trondit nga disa të shtëna masive ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një tjetër. Të shtënat filluan në katin e katërt të Beam Hall, ku ndodhen edhe klasat ku zhvillohet orët mësimore për biznes, më pas u zhvendos në katet e tjera dhe në fund agresori filloj të gjuante edhe në ambientet e jashtme të universitetit.
Mediat vendase raportojnë se agresori ishte një 60-vjeçar i cili u vra nga oficerët në një shkëmbim zjarri. Dyshohet se agresori ka qenë profesor në një kolegj në Nevada.
Autoritetet shprehen se kjo ngjarje rikthen në kujtesën e studentëve, të shtënat masive në vitin 2017, kur një person i armatosur hapi zjarr nga dritarja e një hoteli mbi një festival ku 60 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.