Një grua 42-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Hackney, në lindje të Londrës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:28. Oficerët shkuan në vendngjarje bashkë me Shërbimin e Ambulancës në Londër dhe gjetën tre persona me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.
Gruaja ndërroi jetë në vendngjarje. Një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Hetimet kanë nisur, ndërsa ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.
“Ky incident tronditës ka rezultuar në vdekjen e një gruaje të re dhe lutjet e mia janë me familjen e saj në këtë kohë tepër të vështirë. Lutjet e mia janë gjithashtu me dy personat që janë dërguar në spital. Ne jemi ende në fazat e para të hetimit dhe një ekip detektivësh specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”, tha detektivi Vicky Tunstall, nga ekipi i policisë lokale në Hackney.