Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, do të bëjë një shkëputje 12 ditore nga posti i tij në qeveri.
Kjo është një leje e zakonshme që merr Çuçi, ndërsa mësohet se kompetencat ministri i Brendshëm ia ka deleguar drejtorit të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta, Bledar Skënderi.
Ky i fundit do të mbajë detyrat si ministër i Brendshëm deri më 22.08.2022. Pas 10 ditësh Çuçi do të rimarrë sërish kompetencat.