Presidenti i FSHF, Armand Duka e quan shumë të bukur shortin e Euro 2024 në Hamburg, ku goglat vunë kundër kuqezinjve Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Menjëherë pas shortit, në reagimin e tij, kreu i institucionit të futbollit shprehu opinionin e tij për kundërshtaret e Shqipërisë.
Edhe trajneri Sylvinho shprehet se skuadra e tij do të luftojë në Gjermani 2024, ndërsa analizon rivalet.
‘Deri këtu kemi bërë paraqitje shumë mirë. Duhet të provojmë me forcat tona në europian. Nuk është se do të shkojmë të luajmë thjesht 3 sfida. Duhet ta provojmë me Italinë, Spanjën apo Kroacinë që është shumë bukur. Duhet të punojmë fort. Unë jam absolutisht i bindur që lojtarët janë të kënaqur. Duhet të luajmë ndaj kampionëve, ndaj fanelave me peshë, e kjo sigurisht që të motivon’, u shpreh Sylvinho.
Si për presidentin Duka ashtu edhe për trajnerin Silvinjo, kuqezinjtë nuk do të udhëtojnë në Gjermani thjesht për të zbritur në fushë, por do të japin gjithçka ndaj rivaleve të vështira.