Kombëtarja shqiptare po pret me tepër interes fatin e shortit të Hamburgut ku do të mësojë kundërshtarët e fazës së grupeve të Euro2024. Kuqezinjtë gjendet në vazon e dytë, duke qenë e favorizuar deri diku për të peshkuar kundërshtarë të kalueshëm.
Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria gjendej e 62 në Botë, kjo pas barazimeve ndaj kombëtareve modeste si Moldavia dhe Ishujt Faroe. Ndërkaq, duke iu referuar renditjes botërore që është e 62-ta, Shqipëria gjendet e 30-ta në mesin e skuadrave Europiane.
Falë edhe rezultateve të fundit, të kurorëzuara me kualifikimin në Euro2024, rivalët e mundshëm të kombëtares kanë bërë përparime, duke u ngjitur në pozicione. Fakt që tregon se Shqipërinë e presin rival të fortë në tokën gjermane, ku synohet për të arritur kualifikimin historik, përtej grupeve.
Gjithsesi, atmosfera në kampion e përfaqësueses sonë ka qenë e mirë gjatë këtij viti, për të pësuar rritje të ndjeshme në cilësinë e lojës nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Në 9 ndeshje me brazilianin në stol, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, pikërisht atë debutuese përballë Polonisë. Që prej marrjes së drejtimit nga ana e Silvinjos, Shqipëria është ngjitur me 4 pozicione, pasi vitin e shkuar e mbylli renditjen e FIFA-s e 66.