Ernest Muçi mrekullon sërish në Kupat e Europës. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për Legian e Varshavës, në përballjen e humbur 2-1 nga polakët në transfertën e Aston Vijës. Një gol fantastik nga ana e 22-vjeçarit, që shënon të dytin radhazi pas atij në kampionat.
Muçi përfitoi nga pakujdesia në mbrojtjen e anglezëve dhe me një goditje fenomenale nga hyrja e zonës vendosi baraspeshën momentale. Gol që konfirmon se skuadra nga Birmingam është edhe preja e preferuar për sulmuesin shqiptar, pasi ky ishte realizimi i tretë në portën e tyre. Muçi u vlerësua me notën 6.6.
Edhe në ndeshjen e parë, Muçi shënoi dopietë golash, por ndryshe nga ky 90 minutësh, Legia arriti të marrë 3 pikëshin. Sulmuesi shndërrohet kështu në macen e zezë për anglezët pasi ka pësuar 3 gola prej talentit të tij, ndërsa Legia mban shpresat për të vijuar rrugëtimin në Kompeticionet e Europës.
Një ndeshje para fundit, polakët kanë 3 pikë më pak se Aston Vija që tashmë është kualifikuar më tej, teksa ndaj Azeta Alkmar do luaj për dy rezultate pozitive. Goli i nëntë për Muçin me Legian në këtë sezon, i pesti në Ligën e Konferencës, ndërsa një herë festoi me fanellën e kombëtares shqiptare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e kuqezinjve në Euro2024.