Trajneri i kombëtares Sylvinho ka thënë se kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2024 është vetëm fillimi për Shqipërinë.
Në një intervistë, braziliani është shprehur po punohet për të krijuar një mentalitet fitues, për ta çuar kombëtaren shqiptare në botëror. Sylvinho vlerësoi ndër të tjera tifozerinë e kuqezinjve.
“Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit. Ky është vetëm fillimi për Shqipërinë, që ka një tifozëri të jashtëzakonshme. Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë. Më dukej sikuar luanim në shtëpi dhe jo në transfertë”, u shpreh Sylvinho.
Më 2 dhjetor në Gjermani, në orën 18:00, do të hidhet shorti i Europianit ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në grupe.