Një libër i diskutueshëm për familjen Mbretërore pritet të hedhë më shumë dritë mbi pretendimet për tensione midis Princit Harry dhe Meghan dhe vëllait të tij të madh, Princit William dhe gruas së tij, Catherine.
“Endgame” e Omid Scobie, botuar të martën, premton të “tërheqë perden e një institucioni në trazira”.
Libri kritikon mbretin Charles si një “mbret jopopullor” dhe djalin e tij, William, si një “trashëgimtar të uritur për pushtet të fronit”. Buckingham dhe Kensington Palace nuk po e komentojnë librin.
I parë më parë si i afërt me Meghan, Dukeshën e Sussex-it, Scobie ka thënë se nuk e ka intervistuar atë për librin dhe “Sussex-ët nuk kanë asnjë lidhje me” këtë botim.
Përfaqësuesit e Harry-t dhe Meghan-it nuk i kanë komentuar pretendimet e librit për intrigat dhe informimet e pallatit, të cilat Scobie tha se kishin shkaktuar “dëm të pariparueshëm në marrëdhëniet” midis Harry-t dhe William-it, Princit të Uellsit.