Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari.
Vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut, vendi i cili aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Arsyeja e fluturimit të Lavrov është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, pasi Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.