Sulmuesi brazilian Rodrygo tha se kishte marrë mesazhe raciste në profilet e tij në rrjetet sociale pas një debate me kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.
Verdhejeshilët u mundën nga bardhekaltrit në Rio de Zhaneiro, për herë të tretë radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Por kjo përballje u njollos nga përleshjet në stadiumin “Marakana”.
Tifozët miq dhe policia e Rios u përleshën, me këta të fundit që përdorën shkopinj gome. Messi, i cili akuzoi policinë për brutalitet, debatoi me kapitenin brazilian Marquinhos dhe me Rodrigon.
‘Racistët kurrë nuk bëjnë një ditë pushim. Rrjetet e mia sociale janë përmbytur nga ofendime të të gjitha llojeve, që nuk kanë pikë logjike. Nëse ne nuk veprojmë siç duan ata, racitët do të përgjigjen me sjelljen e tyre kriminale. Fat i keq për ta! Ne nuk do të ndalemi!’, ka thënë sulmuesi i Brazilit, Rodrygo.
Lojtari i Real Madridit u shpreh se kishte marrë shumë mesazhe me emoji (figura0 majmunësh dhe bananesh në rrjetet sociale. Por ai theksoi se nuk ndikohej nga të tilla incidente.