Argjentina e Lionel Messit festoi sikur të kishte fituar sërish Kupën e Botës pasi mundi Brazilin në “Marakana” 1-0. Kjo ishte humbja e parë e verdhejeshilëve në shtëpi në kualifikueset e Kupës së Botës. Loja ishte e tensionuar si në fushë, ashtu edhe në tribuna. Të shumtë ishin fansat që shkuan në “Maracana” për të parë Messin në atë që mendohet si ndeshja e tij e fundit në Brazil.
Por fatin e takimit nuk e vendosi tetë herë fituesi i Topit të Artë, por Nicolás Otamendi që shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Fillimi i sfidës u vonua me gjysmë pasi policia u përlesh me tifozët. Vendasit dhe tifozët miq nisën të përplaseshin dhunshëm gjatë këndimit të himneve kombëtare. Policia ndërhyri dhe mes tyre e argjentinasve situata u përshkallëzua. Mesi dhe futbollistë të tjerë argjentinas u afruan në tribuna dhe tentuan që të qetësonin fansat e tyre.
Më pas ata u futën në dhomat e zhveshjes. Policia e Rio de Janeiro tha se tetë persona u vunë në pranga për trazirat. Në fund, festa ishte për kampionët e botës, që pësuan humbjen e tretë radhazi në kualifikueset e botërorit.