Kombëtarja shqiptare po vijom përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Në stërvitjen e zhvilluar dje u grumbulluan vetëm një pjesë e lojtarëve, 8 nga 18 që janë në listën e Sylvinhos.
Pjesa tjetër e grupit është lënë pushim nga tekniku i kombëtares për shkak të impenjimeve që kanë pasur këtë fundjavë në klubet përkatëse.
Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj janë bashkuar gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi.
Kristjan Asllani i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Kështu pritet që dhe ai të rikthehet në Kombëtare.