Transplanti i parë në botë i një syri njeriu është kryer në Nju Jork. Operacioni, ku morën pjesë 140 kirurgë u krye gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës dhe sipas mjekëve që e kryen, rezultoi i suksesshëm. Operacioni i rrallë zgjati plot 21 orë.
Syri i transplantuar është i shëndetshëm por pacienti Aaron James ende nuk i ka hapur sytë që të shikojë por mjekët janë shpresëplotë që 46-vjeçarit do t’i rikthehet shikimi.
“Fakti që ne transplantuam një sy është një hap i madh përpara, diçka për të cilën është menduar me shekuj, por nuk është kryer kurrë. Jemi mjaft të kënaqur me rezultatin që mundëm të arrijmë me një operacion teknikisht shumë të ndërlikuar,” tha Dr. Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi operacionin.