Ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur për lexuesit tanë, i cili do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim.
Horoskopi i Dashit
Katër yje për Dashin. Afërdita kthehet në anën tuaj, por shumë gjëra në dashuri varen nga ju dhe për rrjedhojë, e gjithë historia që po përjetoni. Përpiquni të mos humbni kohë të çmuar me njerëz jo interesantë. Në punë, Jupiteri është në shenjën tuaj, kështu që është e vështirë të merrni ndonjë kolpo. Në çdo rast, do të jeni në gjendje ta pranoni ndryshimin dhe të përfitoni sa më shumë prej tij!
Horoskopi i Demit
Tre yje për Demin. Në dashuri nuk keni ndërmend të humbni më kohë: keni nevojë për siguri. Mundohuni të harroni problemet, ndoshta jeni pranë dikujt që nuk është shumë besnik dhe për këtë arsye është më mirë të ndryshoni faqen e historive tuaja. Në punë, gjithçka varet nga ju dhe cilësitë tuaja: kujdes me financat sepse keni shumë shpenzime dhe kjo ju bën veçanërisht nervoz!
Horoskopi i Binjakëve
Katër yje për Binjakët. Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund të kënaqeni me pasion dhe argëtim. Favorizohen takime të reja dhe jeta dashurore është e këndshme: një person i veçantë ju pret. Në punë, dëshironi të hidheni me kokë në projekte të reja: kreativiteti është aty, yjet flasin për qetësi dhe mundësi që nuk duhen humbur!
Horoskopi i Gaforres
Katër yje për shenjën e Gaforres. Afërdita do të jetë në anën tuaj javën që po hyn, por kini kujdes nga konfliktet. Ndoshta në këtë periudhë dashuria në jetën tuaj bie në plan të dytë sepse keni kaq shumë mendime që ju gëlojnë në kokë dhe ca probleme për të zgjidhur. Në punë java duket premtuese, por kujdes nga pavendosmëritë rreth të martës. Me Peshoren dhe Dashin gjërat nuk po shkojnë mirë, veçanërisht nëse keni në plan të hapni një kompani!
Horoskopi i Luanit
Pesë yje për Luanin. Afërdita nga e premtja do të nisë një tranzit të rëndësishëm dhe qielli nga pikëpamja sentimentale premton gjëra të mëdha. Dita më e mirë, megjithatë, është e diela me Hënën në anën tuaj: përfitoni nga ajo! Në punë nuk ka probleme. Në të vërtetë, ju jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka, të bini e të ngriheni, por kujdes nga shpenzimet!
Horoskopi i Virgjëreshës
Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Koha e mirë për dashurinë, e cila gjithsesi nuk është në qendër të mendimeve tuaja. Tani i keni idetë e qarta, dëshironi të jetoni një histori dhe e mërkura është padyshim një ditë premtuese për ndjenjat. Në punë, tani mund të rifilloni, sepse më në fund vështirësitë i keni prapa kurrizit. A mendini dhe ju për një projekt në funksion të shtatorit si sezon i ri?
Horoskopi i Peshores
Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri jeni pak të lodhur, të pavendosur dhe një histori ka marrë fund së fundmi. Gjithsesi, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të largoni shqetësimet, veçanërisht të martën kur tensioni do të rritet. Në punë ndaloni me pavendosmërinë: idetë nuk ju mungojnë, mjafton t’i vini në jetë!
Horoskopi i Akrepit
Tre yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri, durimi juaj ka një kufi dhe këtë do ta vini re pas të premtes. Mundohuni të mos jeni të nxituar, por të përdorni trurin sepse ekziston rreziku për të bërë një gabim dhe për t’i besuar personit të gabuar. Në punë, jeni të shqetësuar për projektet e reja që do të nisin në shtator: tani gjithçka duket e sheshtë, por ju vetëm po rikarikoni baterinë për të filluar përsëri!
Horoskopi i Shigjetarit
Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, qetësia më në fund është kthyer me Venusin në anën tuaj. Ju favorizoni takimet, por përpiquni të kuptoni nëse keni nevojë për dikë, nëse doni të krijoni njohje të reja. A jeni në gjendje të ktheheni në lojë? Jepini vetes një përgjigje! Në punë jeni në gjendje të kapërceni çdo vështirësi dhe tani i keni të gjitha kredencialet për të provuar sërish veten!
Horoskopi i Bricjapit
Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri, periudha e sapo kaluar nuk ishte më e mira, por tani më në fund gjithçka është pjesë e së shkuarës dhe ju dëshironi vetëm që të ktheheni në lojë. Këshillë e vetme: mos u lidhni me njerëz të zënë, sepse do t’ju duhet të përballeni me shumë probleme. Në punë keni shumë projekte në mendje dhe Mërkuri është në favor!
Parashikimet për Ujorin
Katër yje për Ujorin. Në dashuri nuk dëshironi të ngatërroheni në situata të vështira, ku mbretëron xhelozia. Mundohuni të mos bini në dashuri me një person të largët: nëse ju pëlqen dikush, mendoni më shumë, merrni kohën tuaj dhe mos jini obsesive. Në punë dëshironi të ndryshoni jetën tuaj, por ata që ju rrethojnë janë mjaft konservatorë dhe nuk i pranojnë idetë tuaja. Në çdo rast, mund të mbështeteni tek Jupiteri!
Horoskopi i Peshqve
Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Java fillon mirë për dashurinë, por nuk duhet të synoni dhe mendoni gjithmonë për të kaluarën. Gushti është një muaj intrigues dhe aventurat e reja janë afër. Në punë, Mërkuri është në opozitë, ndaj bëni kujdes me paratë: duhet të jeni të qetë dhe të duruar sidomos të hënën. Atëherë mund të vlerësoni ndryshimet!