Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një aeroport në kryeqytetin australian. Të gjithë kanë mbetur të shokuar kur kanë para një vajzë që t’i një avioni i cili ishte gati për t’u nisur. Mediat vendase raportojnë se vajza kishte humbur fluturimin dhe kishte vendosur që ta kapte atë duke i dalë përpara. Ngjarja ndodhi në aeroportin e Caberrës, ku e reja e veshur me shapka, një xhup ngjyrë gri dhe me pantallona të zeza, mbante një telefon në dorë dhe qëndronte para avionit.
“Ajo humbi fluturimin e saj, kështu vendosi të hynte në pistë në përpjekje për ta kapur. Vajza shtyu stafin dhe vrapoi deri tek avioni, duke qëndruar përpara tij. Fatmirësisht piloti e vuri re dhe nuk mori asnjë veprim që mund ta lëndonte”,- është shprehur një dëshmitar për Daily Mail.