Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pas 27 ditësh sulme të vazhdueshme në territoret e kontrolluara nga militantët e Hamasit u shpreh se ushtria ukrainese ka patur suksese mbresëlënëse.
“Ne jemi në kulmin e betejës dhe kemi pasur suksese mbresëlënëse. Tashmë kemi kaluar periferi të qytetit të Gazës, po përparojmë”, deklaroi ai.
Lideri izraelit vijon të përditësojë sukseset që ushtria e vendit të tij ka bërë prej disa javësh, ku në shënjestër kanë qenë vendet ku pretendohet se janë strehuar militantët.