Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten shfuqizimin e Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore.
Sipas ligjit, duke filluar nga 2 nëntori, Moska nuk do të zbatojë më nismën e mbështetur nga OKB që rekomandonte shmangien e testeve nukleare.
Rusia dhe SHBA-të e nënshkruan traktatin në vitin 1996, por Moska akuzon Uashingtonin se nuk e ktheu kurrë atë në ligj, ndryshe nga sa bëri vet në vitin 2000.