Tifozët kuqezinj kanë pasur një interes maksimal për ndeshjen që kombëtarja do të luajë me Moldavinë më 17 nëntor.
Dy javë përpara takimit të gjitha biletat e nxjerra në shitje për këtë ndeshje janë shitur, njësoj siç ndodhi edhe me ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit të Moldavisë, e cila më herët kishte publikuar dhe çmimet e biletave. Moldavët ndodhe shumë pranë arritjes së kualifikimit në Evropian.
Takimi me Shqipërinë do të zhvillohet në stadiumin “Zimbru Kishinjau” me një kapacitet prej 10.500 vendesh.